Vdes specialistja e dermatologjisë Halide Haziri, Spitali i Gjilanit shpreh ngushëllime

Gjilani

Vdes specialistja e dermatologjisë Halide Haziri, Spitali i Gjilanit shpreh ngushëllime

Më: 29 mars 2025 Në ora: 12:52
Halide Hazir

Spitali i Gjilanit ka shprehur ngushëllime për vdekjen e specialistes së Dermatologjisë, Halide Haziri.

Në një postim në Facebook, ky spital bën të ditur se e ndjera do të mbahet mend për përkushtimin e saj në ndihmë të pacientëve dhe për kolegialitetin e saj në raport me personelin e spitalit.

Njoftimi i plotë

Me këtë rast, menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, në emër të të gjithë mjekëve, infermierëve dhe të gjithë personelit u shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Haziri dhe Podvorica, miqëve dhe të afërmve”, thuhet në shkrimin e spitalit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat