Hyseni: “Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë”

Gjilan

Hyseni: “Të rinjtë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë”

Më: 7 tetor 2025 Në ora: 18:47
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni gjatë takimit me të rinjtë

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i cili garon për një mandat të dytë, ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë që do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet e ardhshme.

Në këtë aktivitet, ku morën pjesë edhe deputetja Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodra dhe Erza Kqiku, u diskutua për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në procesin zgjedhor, projektet e planifikuara për mandatin e ardhshëm dhe rolin që gjenerata e re ka në zhvillimin e qytetit.

Statusi i plotë:

Sot, bashkë me deputeten Liza Gashi dhe kandidatët për Asamble, Andi Shkodrën dhe Erza Kqikun, takuam të rinjtë që votojnë për herë të parë.

Ishte kënaqësi e veçantë të takohemi dhe të bisedojmë për qytetin tonë me ata që janë e tashmja dhe e ardhmja jonë.
Diskutuam për projektet që planifikojmë t’i realizojmë gjatë mandatit tonë të dytë dhe për rëndësinë që ka pjesëmarrja e secilit në votim.

Vota e të rinjve është vendimtare për të vazhduar zhvillimin dhe për t’i bërë realitet projektet që i kemi nisur bashkë.

#BASHKËpërGjilanin

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat