Kandidati për kryetar të Gjilanit nga LVV-ja, Alban Hyseni, ka premtuar se 11 projekte kapitale, secila mbi 1 milion euro, të nisura gjatë mandatit të parë, do të përfundojnë gjatë mandatit të dytë.
Përmes një videomesazhi në Facebook, Hyseni njoftoi se projektet e filluara përfshijnë: Stacionin e Autobusëve, Qendrën Kulturore, Rrugën Hamdi Kurteshi, Qendrimin Ditor për të Moshuarit, renovimin e Sallës së Sportit, Shkollën e Mesme të Mjekësisë, Banimin e Përballueshëm dhe Social, Impiantin e Ujërave të Zeza, Projekti Flows, dhe Stadiumin e Qytetit – një ndër projektet më të rëndësishme për identitetin e Gjilanit.
“Këto janë investimet që po transformojnë qytetin, projekt pas projekti,” theksoi Hyseni
Postimi i plotë:
11 projekte kapitale mbi 1 milion euro - të gjitha të nisura në mandatin e parë dhe që do të përfundojnë në mandatin e dytë.
Nga Stacioni i Autobusëve, KultQendra, Rruga Hamdi Kurteshi, Qendrimi ditor për të moshuarit, renovimi i sallës së sportit, Shkolla e Mesme e Mjekësisë, Banimi i përballueshëm dhe social, Impianti i ujërave të zeza, Projekti Flows, e deri te Stadiumi i Qytetit – një ndër projektet më të rëndësishme për identitetin e Gjilanit tonë.
Këto janë investimet që po e transformojnë qytetin, projekt pas projekti.