Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, zhvilluan një ligjëratë me nxënës të një shkolle të mesme në qytet.
"Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijesuese me nxënës të një shkolle të mesme në qytetin e Gjilanit.
Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin: pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe roli që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me të rinjtë të krijojë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë", thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.