Kryetari i Gjykatës ka pritur në takim gjyqtarët e dekretuar

Gjilan

Kryetari i Gjykatës ka pritur në takim gjyqtarët e dekretuar

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 14:38
Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, ka pritur në takim gjyqtarët e rinjë Gresa Xhaqkaj, Blerand Sopi dhe Egzonë Rifati

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar Salihu, ka pritur në takim gjyqtarët e rinjë Gresa Xhaqkaj, Blerand Sopi dhe Egzonë Rifati, të cilët sapo janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjykatës iu uroj mirëseardhje dhe suksese në rrugëtimin e ri profesional duke shprehur gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre të plotë për bashkëpunim, njëherit kërkoj nga të njëjtit përkushtim dhe angazhim të lartë në punë.

Gjyqtarët e rinjë fillimisht do të ndjekin trajnimin një vjeçar në Akademinë e Drejtësisë dhe më pas do të fillojnë punën në Gjykatë.

Gjyqtarët e sapoemëruar janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë përzgjedhur njëzet (20) gjyqtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat