Bregoviç shfaqi përçarjet ndër-shqiptare

Kolumne

Bregoviç shfaqi përçarjet ndër-shqiptare

Nga: Prof. Jeton Kelmendi PhD, Bota sot Më: 19 gusht 2021 Në ora: 16:47
Prof. Jeton Kelmendi PhD, Bota sot

Është fakt se shqiptarët janë një popull i lashtë dhe me histori të pasur, por pse kanë mbetur kështu siç janë, edhe numerikisht edhe në nivel zhvillimi, kjo pra është pyetje që shpesh përpiqem t’i jap përgjigje vetes, por edhe të tjerëve, kur më pyesin jo rrallë herë. Mbase nuk do shumë mend dhe as ndonjë hulumtim të thellë kjo punë. Mjafton qe të analizohen disa pikëpamje për yryshet dhe mosdurimin që kanë shqiptarët ndaj njëri-tjetrit dhe kjo për fat të keq nuk është një fenomen i ri tek shoqëria shqiptare, por me sa duket është i vjetër sa edhe vet populli shqiptar. Kështu, edhe hyhet në rrugën që të shpie tek përgjigja në pyetjen që u shtrua më lart. Në fakt këso rastesh kemi pasur shumë, ama nëse do të përpiqemi t’i shtjellojmë në një shkrim sado të gjatë, kjo mbase do të jetë një tentativë e kotë, sepse ka aq shumë raste sa që e bën të pamundur një përmbledhje ngjarjesh qoftë edhe një për qind të tyre, prandaj le të marrim vetëm ‘vizitën’ e këngëtarit serb Goran Bregoviç dhe shumë lehtë e shohim se ku jemi si shoqëri sa i përket unitetit kombëtar.

Bregoviç është një këngëtar serb, i cili nuk njihet për ndonjë veprim human, e as për ndonjë vlerë të veçantë artistike, e cila mund ta ngris ketë person në instanca ndërkombëtare, mirëpo ta lëmë edhe ketë sepse fundja nuk është punë e jona, por halli është se ky njeri haptazi kishte dalë dikur në mbështetje të krimeve dhe akteve kriminale të shkaktuara nga bashkëkombësit e tij serb në Bosnje dhe Hercegovinë, prandaj kjo e bën edhe më kontravers ketë këngëtar. Bashkia e Korçës sivjet nuk mundi ta festojë festën e birrë pa ketë këngëtar serb, prandaj edhe e ftoi para pak kohe, duke shkaktuar një termet komunikimesh dhe sharjesh e përçarjesh ndërshqiptare. Pikërisht këtu qëndron edhe qasja e parë përçarëse ndërshqiptare, ku vëllezërit shqiptarë në Shqipëri dalin kundër vuajtjeve dhe qëndrimeve të bashkëkombësve nga Kosova.

E para e punës, Korça është koritur me ne shqiptarëve të Dardanisë, ngase nuk na respektoi me qëndrimet e veta krejtësisht joparimore dhe jo vëllazërore dhe së dyti na vuri në një sprovë tjetër, ku shumë person me arsye e paarsye shanë dhe fyen e deri edhe kanosën shqiptarët në Shqipëri, sidomos Kryeministrin Rama, por edhe shqiptarë tjerë në Shqipëri, të cilën shumica as që kishin fije faji në ketë drejtim. Kështu pra u shfaq pamja e parë, të cilën nuk do të doja as unë e besoj as shumëkush ta shihte, sepse ata andej kufirit nuk po i dashkan këta këndej kufirit, pastaj këta këndej kufirit nuk po mund t’i durojnë vëllezërit andej kufirit. Ajo që patëm rastin të shohim e lexojmë në medie, e sidomos në rrjetet sociale, veçanërisht nga disa patriotë të vonuar kosovarë, ku jo se fyenin në mënyrë banale, por edhe kërkonin një Avni Rrustem për kryeministrin Edi Rama, kjo pa dilema se na i nxori në dukje qëndrimet dhe mosdurimet që kemi për njëri-tjetrin.

Fatkeqësi dhe trishtim, por për fat të keq realitet dhe aktualitet kjo e tëra. Një çështje tjetër që po ashtu më shqetësoi ishte heshtja e inteligjencë, ku një pjesë e madhe heshti krejtësisht, kundrejt një pjese të caktuar e cila u rreshtua sipas gjeografisë shqiptare e edhe politike. Pra, Korça bëri gabimin e parë, se nuk duhej ftuar Bregoviç, ngase nëse numërohet arsyet, nga njëqind arsye, nëntëdhjetë e nëntë të çojnë tek mos duhja e ftesës për ketë njeri serb dhe një tek arsyeshmëria. Meqenëse është vetëm një arsye për ta ftuar, pra qe të nisim një miqësi me fqinjët akoma armiq, kjo padyshim se nuk do të ketë impakt në miqësinë Shqiptaro-Serbe, sepse ata ende vazhdojnë të konsiderojnë një pjesë të madhe të tokave shqiptare si pjesë të tyre. Për ato 99 arsyet tjera të mos dashjes për tu ftuar këngëtari serb kësaj radhe nuk do të flas, sepse gati secili njeri i dinë, por le të kalojmë pak tani tek gabimi i dytë, ku patriotët e vonuar, të strukturuar dhe orkestruar edhe nga pari politike u shfaqen shumë të egër jo vetëm me Korçën, por me krejt Shqipërinë, gjë kjo e cila largon edhe më shumë raportet ndërshqiptare dhe për fat të keq ju shërben shërbimeve të jashtme antishqiptare. Pra, prej gabimin në gabim.

Gabove Korçë dhe gabuat edhe ju patriotët e vonuar, sepse nuk duhet të ndikojë as Bregoviçi e asnjë rast dhe çështje që shqiptarët të përçahen, por kërkohet racionalizëm dhe përkushtim në frymën e bashkimit kombëtarë. Personat të cilët nuk kanë mundur ta dëshmojnë veten në rrethanat historike, e tani i japin zjarr patriotizmit, duhet ta kuptojnë se shqiptarët i bashkon diçka më e madhe se një ideologji cilado qoftë ajo, prandaj le t’i thërrasin mendjes dhe mos të na përçajnë, sepse nuk kemi tjetër popull rezervë, por këta që jemi jemi, ama nëse nuk mund t’i bëjmë ndonjë të mirë vendit, atëherë mos ta përçajmë popullin, sepse na mallkon historia. Fundi i fundit, yryshnikët edhe mund ta kenë për detyrë që përçarjen e popullit tonë në një mënyrë apo në një tjetër, por inteligjenca duhet ta luajë rolin e vet, përndryshe mendja e tyre nuk i duhet kombit as atdheut. Ata janë patriotë vetëm derisa vijnë në kolltuçet e pushtetit, pastaj shih se si harrojnë krejt çka kanë thënë.

Zoti i bekoftë shqiptarët dhe bashkimin kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat