Thuhet se atëherë kur Krishtlindjet erdhën në këtë botë, qielli ishte i kthjellët, ndërsa toka ishte e ngrirë!Ishte një errësirë të cilën askush nuk mund ta duronte i vetëm. Njerëzit gjetën njëri-tjetrin, ndanë nga ato pak që kishin, për faktin se mbijetesa ishte bashkëpunim, dhe nuk ishte garë e një njeriu!
Njeriut i duhej grohtësia, ushqimi dhe strehimi!
Kjo histori erdhi tek ne, kaloi ndër breza me radhë për të vazhduar edhe për fëmijën që lindën në pasiguri, për prindërit që kërkojnë strehim dhe për njerëzit që hapën derën kur gjithçka tjetër ishte e mbyllur për këta hallegji!
Bërthama e Krishtlindjeve nuk është e zbukuruar, nuk është e lëmuar, nuk është e mbështjellur, është e thjeshtë, dhe pothuajse pa kurrfarë turpi….)
Pra, atëherë ishte ngrohtësi, sot është afërsi.
Norvegjia e vitit 2025 ishte një vend ku kemi mure të papërshkueshme për zhurmën, sepse komuniteti që dikur mbushte dhomat me njerëz, tani është thuaja se i zbraztë!
Ne kemi teknologjinë për të qenë pranë njëri-tjetrit gjatë gjithë kohës, por e përdorim atë, vetëm si një urë midis këtyre dhomave, jo midis njerëzve. Nuk kemi pasur kurrë më shumë pasuri, por në të njëjtën kohë kemi filluar të gërryejmë gjënë më të rëndësishme, kohën për të qenë pranë njëri-tjetrit!
Sot, debati publik karakterizohet nga burrat e fortë me zëra të lartë. Gjuha e polarizimit është mbjellë në jetën e përditshme. Konfrontimet janë kah ngurtësohen, edhe për tema të buta. Është bërë e lehtë të mos biesh në ujdi, pa humbur asgjë nga dinjiteti ytë.. Edhe pas pandemisë, e mbajmë distancën e gjatë dhe të heshtur, por pak prej nesh e kanë kuptuar, se ende nuk e kemi gjetur plotësisht rrugën për t'u kthyer tek njëri-tjetri.
Jemi të lodhur, vëmendja n’a është fragmentuar, temperatura në bisedat tona është bërë shumë e lartë ose shumë e ulët. Na mungon diçka, pa qenë në gjendje të themi se çfarë është!
Krishtlindjet dhe festat e tjera të besimit erdhën në një botë ku njerëzve u mungonte ngrohtësia e prekshme. Sot n’a mungon një ngrohtësi tjetër, ajo që na bën të tolerojmë njëri-tjetrin. Ajo që na bën të ndalemi për dy minuta dhe të pyesim: "Si jeni?"
Ajo që na lejon të mbajmë shqetësimin e dikujt tjetër pa pasur nevojë ta rregullojmë atë.
Ajo që na bën të guxojmë të jemi të prekshëm kur kemi nevojë për të, dhe të pranishëm kur dikush tjetër është në nevojë, sepse koha është ngrohtësia e kohës tonë…)!
Asnjëherë s’kemi kohë efikase, por vetëm kohë të kontrolluar nga kalendari, pra nuk jemi të gatshëm dhe të disponueshëm si njerëz.
Jemi bërë të pasur në gjëra, por të varfër në prani.
Jemi profesionistë, produktivë, por të qëllimshëm, aspak të qetë dhe të hapur. Përdorim fjalë në hapësirën publike si instrumente kirurgjikale, aty këtu të sakta, por më shpesh si armë.
Pse është e pranishme kjo gjuhë polarizuese në jetën tonë?
Të sëmurët nuk duan më shumë këshilla, ata nuk duan më shumë zgjidhje! Ata duan dikë që ulet pranë, qëndronë pak kohë dhe duron pak minuta që i duhen para se të bjerë maska. Ajo është koha që shëron, koha që mbart ngrohtësinë e kohës sonë.
Edhe kur takojmë njerëz në spitale të cilët kanë përjetuar dhembje, sëmundje ose trishtime të mëdha në jetë, kemi një fjali për turp në mendjen tonë: “Edhe këtë e pata mangut, unë kam halle të tjera”!
Pse kjo gjuhë polarizuese në jetën tonë të përditshme?
Të sëmurët nuk duan më shumë këshilla, ata duan që dikush të ulet pranë tyre, të qëndrojë me durim për pak minuta që i duhen, para se të n’a bjerë maska. Koha është ajo që shëron me ngrohtësinë e kohës sonë.
Pra, çfarë domethënie ka Krishtlindja e sotme në një shoqëri e cila nuk ka pasur kurrë më shumë të mira, përveç asaj që ka rëndësi?
Mjafton të jepni atë që keni në pakicë, kohën, por jo të shumtën!
Jepni vëmendjen në vend të dhuratave me praninë tuaj në vend të përsosmërisë.
-Jepni ngrohtësinë tuaj njerëzve, sepse ata kanë filluar të besojnë se ata duhet të përballen vetëm me forca të veta!
-Jepni kohën tuaj dikujt që ka pushuar së kërkuari atë kohë!
Ne jetojmë në një vend që na ushqen me përshtypje, por na privon nga afërsia.
Kjo është arsyeja pse na duhet një lloj dhurate e re për Krishtlindje, dhe ajo është koha ndërpersonale.
-Koha që e përdorë për të telefonuar dikë që nuk mund të mos presë se e telefonon dikush!
-Koha që i mbajmë mënjanë fëmijët pa telefonin në dorë!
-Koha që i jep partnerit tënd, edhe kur je shumë i lodhur.
-Koha që ia jep fqinjit tënd hua kur është i vetëm në dimrin e tij!
Mendojmë se nuk kemi kohë, por e vërteta është se kemi, por nuk e ndajmë me të tjerët!
Këto Krishtlindje nuk kanë nevojë për më shumë shkëlqim!
-Kanë nevojë për më shumë dyer të hapura.
-Nuk kanë nevojë për më shumë klikime.
-Kanë nevojë për më shumë shikime.
-Nuk kanë nevojë për më shumë dhurata, por kanë nevojë për prani.
Thuhet se kur Krishtlindjet erdhën në botë, qielli ishte i kthjellët, ndërsa toka ishte e ngrirë. Ishte një errësirë të cilën askush nuk mund ta duronte i vetëm. Prandaj njerëzit gjetën njëri-tjetrin dhe ndanë nga ato pak që kishin. Ky ishte fillimi i diçkaje që ka mbijetuar për dy mijë vjet.
Ndoshta është radha e brezit tonë të
krijojmë një Krishtlindje që zgjat më shumë se dhjetori.
Të japim atë që i mungon vendit tonë, dhe njeriut, dhe ato janë; ngrohtësia, vëmendja dhe koha!
Kaq është, prandaj kjo do të ishte më se e mjaftueshme.