Merr flakë kulmi i Stacionit Policor në Zubin Potok

Kronikë e zezë

Merr flakë kulmi i Stacionit Policor në Zubin Potok

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Mesnatën e së mërkurës kulmi i Statcioni Policor në Zubin Potok është përfshirë nga flakët, por me intervenimin e zjarrfikësve  zjarri ishte shuar, derisa me zbardhjen e rastit po merren policia e prokuroria.
 
Policia njofton se në Zubin Potok me 24.11.2020 rreth orës 23:50, raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri kulmi i stacionit policor. 
Në vend- ngjarje kanë dalë njësiti i zjarrfikësve që ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka. 

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt për veprën shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat