Goditën me sende të forta një 17 vjeçar, arrestohen dy adoleshentët në Dibër

Kronikë e zezë

Goditën me sende të forta një 17 vjeçar, arrestohen dy adoleshentët në Dibër

Më: 26 nëntor 2020 Në ora: 19:23
Dibër

Dy të rinj janë vendosur në pranga nga Policia e Dibrës pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë goditur me sende të forta një 17 vjeçar.

Sipas njoftimit, janë arrestuar Danjel Dikollari,19 vjeç dhe Argen Tuka, 18 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Peshkopisë pas një konflikti për motive të dobëta.

“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, njofton policia.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat