Policia konfiskon 28 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Kronikë e zezë

Policia konfiskon 28 kilogramë marihuanë në Vërmicë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:06
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar rreth 28 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë në Vërmicë.

Policia bën të ditur se ditën e enjte (26 nëntor) ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës, të cilët pasi kanë vërejtur policinë kanë lënë çantat me substancat narkotike.

“Njësiti policor gjatë vëzhgimit ka vërejtur dy të dyshuar duke hyrë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Kosovës të cilët kishin nga një çante në krahë me përmasa të mëdha. Dy të dyshuarit pasi i kane vërejtur policinë kane lëshuar çantat në tokë dhe kanë ikur në drejtim të Shqipërisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësiti antidroge i DHTN Prizren të cilët kane gjetur dhe konfiskuar dy çanta ku kishte 50 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë totale prej 28 kilogram e 686.8 gram”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat