Organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, tre të arrestuar në Tiranë

Kronikë e zezë

Organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, tre të arrestuar në Tiranë

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 09:45
Ilustrim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë dhe Komisariatin e Policisë Nr. 5.

Ndërkohë janë ekzekutuar edhe masat e sigurisë për 3 shtetas.

O. C., 24 vjeç, banues në Fushë Krujë; B. H., 36 vjeç, banues në Kamzë dhe T. K., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Sipas Policisë, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se në kohë të ndryshme organizonin trafikimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi, në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, kundrejt përfitimit monetar.

“Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim“, njofton Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat