Përleshje me kallashnikovë në Malishevë, dy persona në QKUK

Kronikë e zezë

Përleshje me kallashnikovë në Malishevë, dy persona në QKUK

Më: 27 nëntor 2020 Në ora: 22:40
Foto Ilustrim

Dy persona kanë përfunduar të plagosur si pasojë e shkëmbimit me armë zjarri në Carrallaku të Malishevës përgjatë mbrëmjes të së premtes.

Një gjë të tillë për Express e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nusret Gjurkaj, teksa ka bërë me dije se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor.

Momentalisht, sipas tij, tre persona gjenden në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ai tutje ka bërë të ditur edhe se është sekuestruar dy armë, si dhe gëzhoja fisheku e predhë.

“Në ora 15:30 min. Stacioni Policor në Malishevë përmes telefonit është informuar për një rastë të ndodhur në fshatin Carrallukë. Ankuesi pohon se dy persona kanë ardhur në vendin e tyre të punës, të armatosur me armë zjarri (kallashnikov), kanë shkrepur disa here në ajer dhe me pas me të njëjtit persona kanë pasur përleshje fizike. Menjëher janë aktivizuar të gjitha njësitë policore në nivel stacioni, ne vend të ngjarjes eshte gjetur ankuesi, ndersa në parkigun e autostrades në dy automjete janë gjetë edhe dy përsonat nga pala tjetër të cilët ishin të gjakosur dhe me lendime trupore. Menjëherë është informuar ndihma e shpejtë nga shtëpia e shëndetit të cilët kanë dalur në vend në ngjarjës dhe dy të lënduarit i kanë shoqëruar për në QKUK në Prishtinë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

“Në vend të ngjarjës, incidentit, është sekuestruar një armë e gjatë automatike Zastava se bashku me një karikator me pesë fishek në të. Gjithashtu janë gjetur edhe 9 copë gezhoja fiisheku dhe një predhë. Në stacion për intervistim janë shoqeruar  per momentin tre persona si të dyshuar , janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit janë ndalur për 48 orë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat