Përleshje me armë dhe sopat në mes të rrugës në Veternikë

Kronikë e zezë

Përleshje me armë dhe sopat në mes të rrugës në Veternikë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 14:39
Pamje nga videoja

Një rrahje mes dy personave ka ndodhur para pak çastesh në mes të rrugës në Veternik.

Mediat e kanë xhiruar përleshjen e këtyre dy personave, ku në duar ata mbanin armë zjarri dhe sopat.

Mirëpo me të ardhur policia në vend të ngjarjes, personat kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Policia ende nuk ka marrë një përgjigje lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni pamje nga kjo përleshje:

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat