Aksion i Policisë së Kosovës në kufirin me Malin e Zi, kapet sasi e madhe duhani

Kronikë e zezë

Aksion i Policisë së Kosovës në kufirin me Malin e Zi, kapet sasi e madhe duhani

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 16:39
Kapet sasi e madhe duhani

Mbrëmë rreth 23:00 Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në kufirin me Malin e Zi, respektivisht në Bjeshkët e Jabllanicës.

Aksionin e ka konfirmuar koloneli Nexhmi Krasniqi, udhëheqës i policisë kufitare.

Ai ka thënë se aksioni është zhvilluar nga stacioni për mbikqyrje të kufirit Radac.

“Gjatë operacionit policia kishte vërejtur tre kuaj të ngarkuar me cigare. Ngarkesa ishte 22 pako me  gjithsejt 1200 shteka të llojt Facon. Në përcjellje të kuajve ishin dy persona dhe të dytë janë arrestuar nga policia”, ka thënë Krasniqi.

Personat e dyshimtë që u arrestuan janë A.Z. i lindur më 23/02/1997 dhe A.Z. i lindur më 03/10/1972  nga fshati Jabllanicë e Pejës.

Të arrestuarit me urdhër të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa duhani është konfiskuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat