Dorëzohen në Polici të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë

Kronikë e zezë

Dorëzohen në Polici të dyshuarit për plagosjen në Milloshevë

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Dy persona të dyshuar lidhur me rastin që ndodhi të premten në Milloshevë, ku mbetën të plagosur edhe dy persona, janë dorëzuar sot në Policinë e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur  zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi

Ai ka thënë se të njëjti kanë dorëzuar dhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

“Mbrëmë, më 27.11.2020, në fshatin Milloshevë kishte ndodhur një rast ku ishte përdorur armë zjarri dhe kishte persona të plagosur. Sot, më 28.11.2020, në ora 13:23, dy të dyshuar janë dorëzuar në polici, të njëjtit kanë dorëzuar edhe një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat