I dehuri pasi ndeshet me autobusin ik, por kapet nga policia

Kronikë e zezë

I dehuri pasi ndeshet me autobusin ik, por kapet nga policia

Më: 28 nëntor 2020 Në ora: 23:05
Foto Ilustrim

Pasi kishte pirë  e ishte dehur, një person ka aksidentuar një autobusë e më pas ka ikur nga vendi mbrëmjen e së premtes në kryeqytet, por më pas është arrestuar.

Policia njofton se në rrugën "Nazim Gafurri" në Prishtinë me 27.11.2020 rreth orës 19:12, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti fillimisht kishte shkaktuar aksident me një autobus pastaj ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësit policore kanë arrit ta ndalojnë të dyshuarin i cili ishte në gjendje të dehur.

Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për veprën vozitje në gjendje të paaftë apo i dehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat