​Arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për dëmtim të pasurisë

Kronikë e zezë

​Arrest shtëpiak ndaj tre të pandehurve për dëmtim të pasurisë

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar masën nga një muaj arrest shtëpiak ndaj të pandehurve V. H., A. H. dhe A. H., pasi kanë kryer veprën penale lëndim i rënd trupor dhe asgjësim apo dëmtim i pasurisë.

Më datë 27.11.2020 rreth orës 15:00, në Carrallugë të Malishevës, të pandehurit me dashje dhe me mjete të rrezikshme i shkaktojnë lëndime të rënda trupore të dëmtuarve A. G. dhe Z. G. që të dy nga Balinca e Malishevës. Të pandehurit, pasi i rrahin të dëmtuarit, ua dëmtojnë kamionçinën e tyre duke ia thyer xhamat me mjete të forta.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, Gëzim Pozhegu pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve, si masë më e arsyeshme në këtë fazë të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat