Banorët në hall nga hajdutët/ Brenda 2 dite, 6 shtëpi u vodhën në Miradi të Poshtme

Kronikë e zezë

Banorët në hall nga hajdutët/ Brenda 2 dite, 6 shtëpi u vodhën në Miradi të Poshtme

Më: 29 nëntor 2020 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Vjedhjet janë bërë dukuri shqetësuese në vendin tonë.

Edhe banorët e fshatit Miradi e Poshtme, janë në hall nga hajdutët.

Ata madje në faqen zyrtare të fshatit, kanë kërkuar mobilizim që ta mbrojnë pragun e shtëpisë.

“Brenda 2 dite vidhen 6 shtepi ne fshat.

Neve si fshat pa dyshim qe na takon mobilizimi ose se paku sigurimi i pragut te shtepiave tona.

Ju lutem jepni mendimet tuaja se a mund dhe si te organizohemi, ne menyre qe te vetembrohemi nga keqeberesit”, shkruhet në postim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat