Podujevë: I hyjnë në shtëpi e ja vjedhin makinën elektrike e dy pasaporta

Kronikë e zezë

Podujevë: I hyjnë në shtëpi e ja vjedhin makinën elektrike e dy pasaporta

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një vjedhje është raportuar në natën e mbrëmshme rreth orës 20 në rrugën “Fitorja”, në komunën e Podujevës.

Siç bën të ditur Policia në raportin e saj 24 orësh, një llapjan është ankuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë  e tij.

Për pasojë kanë vjedhur një makinë elektrike-mjet pune dhe dy pasaporta.

Tutje policia njofton se rasti është duke u hetuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat