Hajnat godasin sërish në Prizren, vjedhin stoli ari e para

Kronikë e zezë

Hajnat godasin sërish në Prizren, vjedhin stoli ari e para

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 09:57
Foto Ilustrim

Hajnat në rajonin e Prizrenit kanë arritur të vjedhin sërish para e sasi ari.

Policia e Kosovës ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e viktimës, nga ku kanë vjedhur stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme.

Në vendin e ngjarjes, në Romajë të Prizrenit kanë dalë njësitë policore të cilat po hetojnë rastin.

Kujtojmë se në kohët e fundit në rajonin e Prizrenit janë raportuar raste të shpeshta të vjedhjeve të këtij lloji, ku hajnat disa herë kanë plaçkitur sasi të mëdha të arit dhe parave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat