​Gjendet pa shenja jetë një person në një vilë në Gjakovë

Kronikë e zezë

​Gjendet pa shenja jetë një person në një vilë në Gjakovë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Në një vilë në Gjakovë pasditen e së martës është gjetur një person pa shenja jete.

Pasi dy dëshmitarë kishin raportuar këtë rast policia ka dalë në vendin e ngjarjes e ku trupi i pajetë ishte gjetur i shtrirë në krevat.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj tregoi se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguat për obduksion.

“Në stacionin policor në Gjakovë janë paraqitur dy dëshmitar dhe kanë raportuan rast. Dëshmitarët kanë raportuar se një person tek “Villa 007” është pa ndjenja. Patrulla policore se bashku me hetimet e SP Gjakovë kane dalur ne vendngjarje ku kane hasur ne viktimën te shtrire ne krevat dhe pa ndjenja. Ne vendngjarje kane dalur edhe ambulanca te cilët kane konstatuar vdekjen e viktimes . Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njësitë relevante policore te cilët kane dalur ne vendngjarje, gjithashtu në vendngjarje ka dalur Prokurori Kujdestar i Shtetit, me urdhër te cilit trupi i pajete do te dërgohet për obduksion”, tregoi Xhurkaj .

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat