Me tre klandestinë në mjet, pranga dy korçarëve në Elbasan

Kronikë e zezë

Me tre klandestinë në mjet, pranga dy korçarëve në Elbasan

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 14:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy të rinj nga Korça pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 3 shtetas të huaj nga vendet e treta, kundrejt fitimit 150 euro për person.

Të arrestuarit janë shtetasit H. H., 31 vjeç dhe H. E., 27 vjeç.

Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor Pogradec-Elbasan, duke transportuar 3 shtetas të huaj me mjetin e tyre.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar mjeti, 200 euro dhe 2 aparate celular.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën  penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat