Ekipet për deminim janë duke ndërhyrë në autobusin ku dyshohet për mjet shpërthyes

Kronikë

Ekipet për deminim janë duke ndërhyrë në autobusin ku dyshohet për mjet shpërthyes

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës bashkë me njësite tjera relevante të deminimit (EOD) janë duke ndërhyrë në një autobus në Llapushnik ku ka mjet shpërthyes.

Për këtë mjet të dyshimtë policia u njoftua nga një qytetar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjendet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë”.

”Policia menjëherë ka dalur në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vendngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, deklaroi Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat