Lë drunjtë me rimorkio dhe ik me traktor drejt Serbisë

Kronikë e zezë

Lë drunjtë me rimorkio dhe ik me traktor drejt Serbisë

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 21:11
Foto Ilustrim

Një i dyshuar i kishte mësyer Kosovës me traktor të mbushur me dru nga Serbia, por pasi ka vërejtur policinë, ka lënë trimorkion me dru dhe ka ikur.

Derisa rimorkio dhe drunjtë janë konfiksuar.

Policia njofton se në fshatin Mirovcë me 04.12.2020 rreth orës 17:50, raportohet se një person i pa njohur me traktor të ngarkuar me dru, ka kaluar kufirin nga Serbia për në R. Kosovë, i njëjti pasi ka vërejtur patrullën policore, ka lënë rimorkion me dru dhe ka ikur në drejtim të pa njohur.

Rimorkio me dru janë konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor.

Rasti po hetohet si kalim ilegal i kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat