Vetvritet një 23 vjeçar në Prishtinë

Kronikë

Vetvritet një 23 vjeçar në Prishtinë

Më: 6 dhjetor 2020 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Një person i ka dhënë fund jetës sot rreth orës 18:00 në Prishtinë.

Burimet e IO brenda policisë kanë thënë se E.B., 23 vjeç ka kryer aktin e vetvrasjes në rrugën “Josip Rela” në Prishtinë.

I riu është gjetur i varur në dhomën e tij dhe rasti në polici është lajmëruar nga familjarët e 23 vjeçarit.

Në vendin e ngjarjes ndodhën të gjitha njësitet e policisë të cilat po merren me rastin. Ende nuk dihen motivet që quan të riun të kryej vetvrasjen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat