Ky është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë

Kronikë e zezë

Ky është 25-vjeçari që u vra nga policia në Tiranë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 08:00
Ilustrim

Mësohet emri i 25-vjeçarit, të vrarë nga policia pak pas mesnatës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë.

Burime për Ora News thonë se viktimë ka mbetur shtetasi i identifikuar si Klodian Rasha.

Image
Klodian Rasha

Të njëjta burime tregojnë se, viktima ka qenë i dënuar më parë për “plagosje të lehtë me dashje” dhe për “Heqje të paligjshme të lirisë” në vitin 2016.

Sipas Policisë, 25 vjeçari nuk i ështe bindur urdhërit për të ndaluar madje është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që si fillim i është dukur si armë zjarri.

Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici e ka qëlluar të riun i cili u plagos por ndërroi jetë më pas në spital.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Me datë 08.12.2020, rreth orës 01:45, sherbimet e Policisë gjatë patrullimit në rrugën “Dritan Hoxha”, kanë konstatuar një shtetas i cili kryente veprime të dyshimta.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë thirrje të ndalonte por personi nuk i është bindur urdhërit të Policisë për të ndaluar.

Edhe pas thirrjeve të vazhdueshme të bëra nga ana e Punonjësit të Policisë për të ndaluar përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë në dukje armë zjarri.

I gjendur në këto kushte dhe në mungesë të ndriçimit të plotë punonjësi i policisë ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi K.R., 25 vjeç i cili ka humbur jeten në spital.

Menjeherë është ngritur Grupi i Posaçëm Hetimor i përbërë nga SHÇBA dhe Policia.

Prokurori ndodhet në vendngjarje dhe po ndjek e monitoron të gjitha veprimet që po kryhen nga Sherbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në MB dhe nga Policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Punonjësi i policisë shtetasi N.H., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të metejshme.

Vijon puna intensive nga grupi hetimor për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat