Humb kontrollin dhe del nga rruga, 20 vjeçari përfundon në Lanë me makinë

Kronikë e zezë

Humb kontrollin dhe del nga rruga, 20 vjeçari përfundon në Lanë me makinë

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 23:53
Ilustrim

Një 20-vjeçar përfundoi në lumin e Lanës mbrëmjen e sotme pasi humbi kontrollin e mjetit që drejtonte.

“Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P,  20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës” njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat