Arrestohet hajni i një shkolle në Gjilan

Kronikë e zezë

Arrestohet hajni i një shkolle në Gjilan

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:12
Ilustrim

Njësiti i hetimeve të stacionit policor në Gjilan, pas një pune hetimore ka arritur ta arrestojë të dyshuarin D. D. (1999) me banim në Gjilan, i dyshuar për “vjedhje të rëndë”.

I dyshuari duke përdorur forcën kishte hyrë brenda në objektin e shkollës fillore “Hello” në qytetin e Gjilanit në tetor të këtij viti dhe nga aty kishte  arritur të  marrë gjashtë ( 6) TV, të markës “Fugo” dhe  shtatë (7)  IPAD  “Lenovo”. 

“Sendet e vjedhura janë konfiskuar nga policia dhe janë evidentuar si prova materiale për gjykatë.

Pronarit legjitim i janë kthyer sendet  e vjedhura, ndërsa i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me vendim të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalohet për 48 orë”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat