​Arrestohet 34 vjeçari për vjedhjen e një veture në Pejës

Kronikë e zezë

​Arrestohet 34 vjeçari për vjedhjen e një veture në Pejës

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Një 34 vjeçar është arrestuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovës pasi që dyshohet për vjedhjet të një veture.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, tregon për KosovaPress se i dyshuari V.L 34 vjeç derisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut.

Pas ndalimit dhe verifikimit të nevojshëm për të dyshuarin dhe automjetin e ku të dhënat kanë rezultuar se i njëjti person ishte shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës që kishte ndodhur në rajonin e Pejës.

“ Sot rreth orës 01:30, në rrugën Prishtinë - Fushë Kosovë policia ka arrestuar një person të dyshuar për Vjedhje të veturës. I dyshuari V.L mashkull 34 vjeç, përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është ndaluar nga njësiti i trafikut, që atë moment po kryente detyra specifike operative. Menjëherë pas ndalimit policia ka kryer verifikimet e nevojshme për të dyshuarin dhe automjetin dhe të dhënat kanë rezultuar se i njëjti është person i shpallur në kërkim për një rast të vjedhjes së veturës të ndodhur në rajonin e Pejës me datën 09.12.2020, dhe pikërisht vetura të cilën po e drejtonte ishte vetura e raportuar si e vjedhur”, ka treguar Borovci.

Ndërkaq pas arrestimit, vetura është sekuestruar.

“Mbështetur në të dhënat e verifikuara i dyshuari është arrestuar menjëherë nga ana e policisë ndërkaq vetura është sekuestruar. Aktualisht hetuesit policor të Fushë Kosovës në bashkëpunim me hetuesit e rajoni të Pejës dhe në koordinim me prokuronin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet vijues hetimore e procedurale për rastin”, tregoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat