“Mori lëndime në kokë”, policia jep detaje se si vdiq punëtori në Ferizaj

Kronikë e zezë

“Mori lëndime në kokë”, policia jep detaje se si vdiq punëtori në Ferizaj

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur më një vdekje të një punëtori që ndodhi në mesditën e djeshme në Ferizaj.

Policia njoftoi se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar, dyshohet se nga një mjet është lënduar në kokë.

“Vdekja  e të cilit është konstatuar nga ekipi mjekësor pas arritjes në spitalin e Ferizajt.  Me vendim të prokurorit është arrestuar një mashkull kosovar i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës

Rasti është duke u hetuar për rrezikim i sigurisë në vendin e punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat