Arrestohen dy 16 vjeçar, ua vodhën grave qantat nga krahu

Kronikë e zezë

Arrestohen dy 16 vjeçar, ua vodhën grave qantat nga krahu

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 10:13
Ilustrim

Mbrëmë rreth orës 19:00, njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, kanë arritur të identifikionin e arrestonin dy persona të dyshuar për grabitje.

Bëhet fjalë për dy raste të ndara grabitjesh që kanë ndodhur në fillim të këtij muaji (2 dhe 6 dhjetor 2020), në lagjen “Spitali”, ku dy viktimave (femra) me forcë u janë grabitur çantat e krahut.

Puna e hetuesve policorë lidhur me rastet në fjalë,  është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritur që t’i arrestonin dy persona të dyshuar:

E. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

 E.B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Aktualisht hetuesit po i kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale, lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat