Policia e Pejës në aksion, arreston 14 persona të kërkuar

Kronikë e zezë

Policia e Pejës në aksion, arreston 14 persona të kërkuar

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Ilustrim

Policia e Rajonit të Pejës ka njoftuar se ka arrestuar 14 persona të kërkuar, të cilët kanë qenë të dënuar me vendime të plotfuqishme dhe të ekzekutueshme.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se tetë prej të arrestuarve janë dërguar në vuajtje të dënimeve me burg efektiv.

“Nga ky numër tetё(8) personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё (6) personave tё arrestuar Gjykata themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

 

Policia e Kosovës, Stacioni Policor Pejë, nё kuadër tё planifikimeve operacionale, nё periudhën kohore 07-11 Dhjetor 2020, ka realizuar gjithsej katёrmbёdhjetё (14) urdhëresa penale, me tё cilat katёrmbёdhjetё (14) persona kane qenë tё dёnuar me vendime tё plotfuqishme dhe tё ekzekutueshme.

Nga ky numër tetё(8) personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burg efektiv, kurse ndaj gjashtё (6) personave tё arrestuar Gjykata themelore nё Pejё e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat