Arrestohen dy persona të dyshuar për therje me thikë në Drenas

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona të dyshuar për therje me thikë në Drenas

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 21:13
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy të rinj janë arrestuar sot në Drenas pasi të njëjtit dyshohet se kanë therur me thikë një person.

Sipas Policisë së Kosovës, M.S dhe K.S 21 dhe 29 vjeç shtetas të Kosovës janë dërguar në stacion policor për procedim të mëtejmë.

Aktualisht, puna po vazhdon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes derisa i lënduari është dërguar për tretman në QKUK.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën, se në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull)A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë). Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar:  M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe  K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.”, konfirmuan nga Policia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat