Gjuan me armë, arrestohet 26 vjeçari nga Prishtina

Kronikë e zezë

Gjuan me armë, arrestohet 26 vjeçari nga Prishtina

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Rreth orës 00:05, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën "Mihail Grameno", në Prishtinë, ku nuk ka pasur persona të lënduar, është raportuar vetëm për dëmtim prone (automjet).

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe të njëtit i është dërguar ftesë për paraqitje në polici.

Personi i dyshuar, sot i është përgjigjur ftesës së policisë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit, si dhe i është sekuestruar një armë e tipit Zoraki, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Personi i dyshuar Rr. M (mashkull) 26 vjeç, i cili dyshohet për veprat, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të pa autorizuar të armës dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë, është dërguar në qendër të mbajtjes, ndërkohë që për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti janë duke punuar njësitet përkatëse në koordinim me prokurorin e shtetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat