Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës për posedim të dokumenteve false

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës për posedim të dokumenteve false

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Gjatë ditës së djeshme, i dyshuari kishte prezantuar një letërnjoftim italian që ishte fals.

“Raportohet se i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Shqipërisë ka tentuar që të udhëtoi për në Londër duke prezantuar letërnjoftim Italian e që dyshohet të jetë falsë.

Me vendim të prokurorit dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari dërgohet në Mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat