Qytetari në Pejë gjenë kuletën me para e dokumente, e dorëzon në polici

Kronikë e zezë

Qytetari në Pejë gjenë kuletën me para e dokumente, e dorëzon në polici

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një qytetar në Pejë ka dorëzuar në një prej stacioneve policore një portofol (kuletë) të cilën e kishte gjetur në rrugën ‘Eliot Engel’.

Në të kishte një shumë parash, kartela bankare si dhe disa dokumente.

Pas kësaj, zyrtarët policorë kanë identifikuar pronaren dhe e njëjta është ftuar për të marrë kuletën.

Nga Policia e Kosovës kanë uruar që ky rast të jetë shembull i bashkëpunimit me të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë bënë publike rastin e dorëzimit të një portofoli (kulete) në Stacioni Policor në Pejë nga njё qytetar nga Peja. Në portofol kishte një shumë parash, kartela bankare, letërnjoftimin dhe disa dokumente tjera.

Me datё 12.12.2020 rreth orёs 13:50, njё qytetar (cigareshitёs) ka gjetur njё kuletё nё rrugёn ‘Eliot Engel’, tё cilёn e ka sjellur nё Stacionin Policor Pejё.

Pas verifikimeve të nevojshme nga ana e Policisë, ёshtё bёrё identifikimi i pronares dhe e njёjta ёshtё ftuar nё Stacionin Policor nё Pejё, e cila ka pranuar kuletën, tё hollat, kartelat bankare, letёrnjoftimin dhe dokumentet tjera.

Me këtë rast Policia e   Kosovës, falënderon qytetarin për gjestin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

Urojmë që ky rast, të jetë shembull i bashkëpunimit edhe më tutje i të gjithë qytetarëve  me Policinё e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat