Prishtinë, ia dëmtojnë katër gomat e veturës në parking

Kronikë e zezë

Prishtinë, ia dëmtojnë katër gomat e veturës në parking

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një person në Prishtinë ka raportuar në polici se persona të panjohur i kanë dëmtuar katër gomat e automjetit të tij me targa vendore e cila kishte qenë e parkuar në parkingun e objektit banesor.

Deri tani nuk dihen ende motivet e rastit por viktima dyshon se rasti ka të bëjë me punën e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore.

Është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar lëndën e rastit dhe vazhdon të hetohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat