​Grabitje e armatosur, sulmohet roja e depos së ndërtimit në Ferizaj

Kronikë e zezë

​Grabitje e armatosur, sulmohet roja e depos së ndërtimit në Ferizaj

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Katër persona të maskuar e të armatosur kanë grabitur një depo të materialit ndërtimor ën Ferizaj. Personat e armatosur kanë sulmuar rojën e kësaj depoje, ku edhe ia kanë grabitur kuletën dhe telefonin.

Kurse roja është dërguar për tretman mjekësor.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se grabitësit kanë hyrë dhe në zyrat e depos e ku dyshohet të kenë marra një shumë të parave.

Personat e armatosur kanë ikur në drejtim të panjohur.

“Ferizaj 14.12.2020-00:50. Viktima mashkull kosovar roje në një depo të materialit ndërtimor ka pësuar lëndime se ishte sulmuar fizikisht në vendin e punës nga katër persona të maskuar dhe armatosur me armë zjarri dhe të ftohta. Të dyshuarit viktimës ia kishin grabitur kuletën dhe një telefon celular. Të dyshuarit kishin hyrë edhe në zyrat e depos ku dyshohet se kishin marrë një shumë parash shuma e të cilave nuk dihet, pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, viktimës i është ofruar tretman mjekësor, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat