I theruri me thikë në Fushë Kosovë është një nxënës 13-vjeç

Kronikë e zezë

I theruri me thikë në Fushë Kosovë është një nxënës 13-vjeç

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 15:38
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për therjen me thikë që ka ndodhur mesditën e sotme në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Viktima është një nxënës 13-vjeç ndërsa i dyshuar është po ashtu nxënës.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marrë një fëmijë i moshës 13-vjeç, nxënës i shkollës fillore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka trajtuar rastin në koordinim me prokurorin për të mitur”, ka thën, zëdhënësi i Policisë Rajonale, Agron Borovci.

Ai ka thënë se viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë nga një nxënës tjetër dhe të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës është duke u marr me hetimin e këtij rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat