Aksident trafiku në Vranidoll, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Vranidoll, lëndohen dy persona

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Një aksident trafiku është shkaktuar mëngjesin e sotëm në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Aksidenti saktësisht u shkaktua tek pjesa e njohur si ‘Kulinat’ në Vranidoll.

“Rreth orës 08:10, në rrugën Podujevë-Prishtinë ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe janë shkaktuar dëme materiale”, tha për lajmi.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai tutje shtoi se hetimet për rastin janë duke u kryer nga njësitë policore të komunikacionit rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat