Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orësh në Kosovë

Kronikë e zezë

Dy vdekje të dyshimta brenda 24 orësh në Kosovë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:21
Foto ilustrim

Dy vdekje të dyshimta janë raportuar gjatë ditës së djeshme në Kosovë, një në Kamenicë e një në Prishtinë.

Në Prishtinë, raportohet se në rrugë, është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar.

Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Ndërkaq në Kamenicë, është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete.

Njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar Në IML  për obduksion. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat