Policia jep detaje për një vdekje të dyshimt mbrëmë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për një vdekje të dyshimt mbrëmë në Prishtinë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një person i moshës rreth 60-vjeç është gjetur i vdekur në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, ku në raportin 24 orësh thuhet se një mashkull është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Njoftimi i plotë:

Raportohet se në rrugë, është gjetur i shtrirë pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat