45-vjeçari nga Mitrovica gjendet i vdekur, policia jep detaje

Kronikë e zezë

45-vjeçari nga Mitrovica gjendet i vdekur, policia jep detaje

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Sot rreth orë 9:40, është raportuar se në fshatin Vllahi të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar A. B., rreth 45 vjeçar.

Njësitë përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. 

Ekipi mjekësorë ka konstatuar vdekjen e viktimës.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është iniciuar dhe  po hetohet si “vdekje e dyshimtë””, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat