Vrau dy vëllezërit për një copë toke, 65-vjeçari dyshohet se ka ikur nga Kosova

Kronikë e zezë

Vrau dy vëllezërit për një copë toke, 65-vjeçari dyshohet se ka ikur nga Kosova

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Abazi në Repë të Podujevës, vazhdon të jetë në arrati. I njëjti dyshohet se shtiu me armë zjarri në drejtim të fqinjve për një copë toke. Për atë se deri ku kanë shkuar hetimet lidhur me këtë rast dhe a kanë informacione se ku gjendet i dyshuari për vrasje, është deklaruar prokurori i rastit, Armend Hamiti.

As pas gati pesë muajsh, organet e hetuesisë nuk kanë arritur që t’i bien në gjurmë të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që kishte ndodhur në korrik të këtij viti në fshatin Repë të Podujevës.

I dyshuar për këtë rast është një 65-vjeçar, i cili kishte qenë fqinj me viktimat. Vrasja dyshohet se ka ndodhur shkaku i një cope toke, mbi pronësinë e së cilës pretendonin të dy palët.

Detaje rreth këtij rasti dhe veprimeve që po ndërmerren për kapjen e të dyshuarit ka dhënë prokurori i rastit, Armend Hamiti.

Hamiti i ka thënë  se i dyshuari nuk është arrestuar ende, por se janë duke kryer të gjitha veprimet hetimore që ta arrestojnë sa më shpejt.

“Nuk është arrestuar ende. Urdhërarresti është lëshuar me kohë, kurse ne ndërkohë jemi duke i kryer të gjitha veprimet hetimore në menyrë që sapo të arrestohet të përfundohet rasti sa më shpejtë”, ka deklaruar Hamiti.

I pyetur nëse ka gjasa që i njëjti të ketë dal jashtë shtetit, Hamiti ka thënë se zyrtarisht nuk e kanë një informacion të tillë, por  dyshimet janë se 65-vjeçari ka ikur nga Kosova.

Ndryshe, Policia kishte konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura në vendin e ngjarjes, derisa pas bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit ishte gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore ku janë gjetë dhe konfiskuar katër gëzhoja dhe dy vetura. Njësitë policore kanë kryer bastisjen në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK-47, një pistoletë me gas dhe një pushkë gjuetie. Me vendim të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar për obduksion”, kishte njoftuar Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat