​Grabitje e armatosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Kronikë e zezë

​Grabitje e armatosur në Prishtinë, Policia jep detaje

Më: 18 dhjetor 2020 Në ora: 23:01
Foto Ilustrim

Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se dy persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash.

Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat