Ia shkyçin rrymën, prizrenasi shkon dhe e bën për spital zyrtarin e KEDS-it

Kronikë e zezë

Ia shkyçin rrymën, prizrenasi shkon dhe e bën për spital zyrtarin e KEDS-it

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 11:32

Një person është arrestuar në Prizren pasi kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe i kishte kërcënuar, madje një zyrtarit i ushtroi dhunë fizike.

Kjo pasi të dyshuarit ju ishte shkyçur rryma. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Prizren 18.12.2020-09:40.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për shkak se i është bërë shkyçja e rrymës, kishte shkuar në zyrën e KEDS-it dhe kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar). I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje” , thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat