Publikohen pamjet e bankomatit të shpërthyer dje në Veternik: Monedhat të djegura nga zjarri

Kronikë e zezë

Publikohen pamjet e bankomatit të shpërthyer dje në Veternik: Monedhat të djegura nga zjarri

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 15:16
Monedhat shihen të djegura nga zjarri

Janë publikuar në rrjetet sociale pamjet pas shpërthimit të djeshëm të bankomatit në Veternik. Në fotografi shihen disa të holla nga 5 euro dhe 10 euro, që si duket janë përfshi edhe nga zjarri.

Në mëngjesin e djeshëm, rreth orës 05:30, Policia ka pranuar informata për një tentativë grabitjeje të një bankomati në një qendër tregtare në lagjen Veterniku në Prishtinë.

“Me të marrë informatën policia me shpejtësi ka dalë në vendin e ngjarjes dhe të dyshuarit për t’iu shmangur kapjes nga policia kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policor dhe për pasojë kanë plagosur një zyrtar policor, i cili menjëherë është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka bërë të ditur Policia dje pas rastit.

Ndërkaq sot në rrjetet sociale janë publikuar pamje pas shpërthimit të bankomatit, ku në fotografi shihen disa të holla nga 5 euro dhe 10 euro, që si duket janë përfshi edhe nga zjarri.

Më poshtë keni fotografitë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat