Aksidentohen katër makina, pesë persona të lënduar dhe dëme materiale

Kronikë e zezë

Aksidentohen katër makina, pesë persona të lënduar dhe dëme materiale

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 21:28
Foto Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur me lëndimet trupore si pasojë e një aksidenti të ndodhur ndërmjet katër veturave. Aksidenti ka ndodhur në Çagllavicë të Prishtinës, përgjatë orës 19:00.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa ka bërë me dije se nga aksidenti ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale.

“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”, u tha në komunikatë.

Sipas Ahmetit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat