Shtatë persona të lënduar nga disa aksidente gjatë ditës së djeshme

Kronikë e zezë

Shtatë persona të lënduar nga disa aksidente gjatë ditës së djeshme

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 08:57
Foto ilustrim

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e katër aksidenteve që kanë ndodhur ditën e djeshme.

Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, dje rreth orës 15:10 në rrugën “UÇK”, në Viti ka ndodhur një aksident mes dy veturave ku si pasojë dy drejtuesit e automjeteve kanë marrë trajtim mjekësor.

Po ashtu, dje rreth orës 17:30 në rrugën e Kamenicës, dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksident trafiku në mes të tri veturave.

Ndërsa, një ngasëse femër ka marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku në mes të tri automjeteve në rrugën Shirokë – Sopijë në Suharekë, dje rreth orës 16:00.

Bëhet e ditur se shkaktari i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes me veturën e tij.

Ndryshe, dje media ka raportuar edhe për një aksident trafiku në “Epopeja e Jezercit” në Ferizaj mes të një veture dhe traktori ku si pasojë e kësaj, dy persona kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Emergjencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat