​Sekuestrohet një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Sekuestrohet një revole, një thikë dhe municion në Prishtinë

Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 10:07
Foto ilustrim

Një 31 vjeç me inicialet D.B është shoqëruar në stacionin policor, pasi gjatë kontrollit të veturës së tij, është gjetur dhe sekuestruar një revole dhe një thikë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Imzot Nikë Prela”, në Prishtinë, ku policia ka ndaluar veturën Citroën dhe pas kontrollit të veturës dhe vozitësit, ka arritur që në një çantë dore të gjejë dhe të sekuestroj një revole të tipit Cervena Zastava, kalibër 7.65 mm, tetë copë fishek, kalibër 7.65 mm, si dhe një thikë.

“I dyshuari D. B, mashkull 31 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat